Helikopteri i NASA-s kryen me sukses sfidën e radhës në Mars

  • E.K /
  • 26 June 2021 - 10:21
 Helikopteri i NASA-s kryen me sukses sfidën e radhës në Mars

Helikopteri i NASA -s, Ingenuity përfundoi fluturimin e tij të tetë të suksesshëm në Mars, duke udhëtuar 160 metra. Mjeti që peshon 4 kilogramë, i cili zbarkoi në Planetin e Kuq në Shkurt fluturoi 160 metra për 77.4 sekonda.

“Një tjetër fluturim i suksesshëm për Ingenuity!”, shkroi NASA në twitter. Ingenuity bëri fluturimin e tij të parë më 19 Prill duke bërë histori si fluturimi i parë i kontrolluar nga një planet tjetër.

Helikopteri qëndroi pezull në një lartësi rreth 2 metra për 40 sekonda para se të ulej. Që nga ajo kohë, mjeti ka përfunduar tetë fluturime të suksesshme, pesë të parat si pjesë teknike për të provuar se mund të fluturojë në Mars.

(Kosova Sot Online)