Planeti po “piqet”: Skenari më i keq është kapërcyer, por vapa ekstreme vazhdon

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 16:35
Planeti po “piqet”: Skenari më i keq është kapërcyer, por vapa ekstreme vazhdon

Bota duhet t’i shtojë përgatitjet për nxehtësi ekstreme, e cila mund ta kaplojë planetin më shpejt dhe më fort se sa ishte parashikuar më parë.

Kjo u paralajmërua nga një grup i shkencëtarëve kryesorë të klimës pas temperaturave të larta frikësuese të regjistruara në hemisferën veriore – Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Evropë

Javën e kaluar, e ashtuquajtura “kupolë nxehtësie” theu rekordet e temperaturës në disa vende me mbi 50 gradë Celsius, dhe kjo rritje do të konsiderohej e pamundur dy javë më parë, thanë ekspertët.

Kjo ka ngritur shqetësime se klima ka kaluar një prag të rrezikshëm.

Analizat e para të valës së nxehtësisë, botuar të mërkurën, zbuluan se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga veprimet njerëzore i bënë kushtet ekstreme të motit të paktën 150 herë më të mundshme, raportoi The Guardian, 

(Kosova Sot Online)