Fotografohet UFO-ja me alienë brenda

  • A.P /
  • 15 July 2021 - 14:49
Fotografohet UFO-ja me alienë brenda

Një motoçiklist në Minesota ka fotografuar atë që, sipas tij, ishte një UFO, e cila brenda kishte njerëz, apo alienë. Shoferi, i cili nuk e dha emrin e tij, thotë se ishte në rrugën "U.S. Route 212" afër Olivias, Minesota, kur pa një objekt fluturues në lartësi të vogël. "Isha duke vozitur, duke u kthyer nga Minesota, pasi që kisha marrë pjesë në një ceremoni, kur pashë atë që në fillim mu duk si avion i vogël që fluturonte mbi pemë", thotë ai në një raport.

{556304/}

Ai thotë se kishte marrë aparatin për t'i bërë disa fotografi, por ato kishin rezultuar të ishin të kualitetit të dobët. Shoferi thotë se, më pas, UFO-ja kishte bërë një kthesë prej 90°dhe ishte nisur në drejtim të tij. ai me këtë rast në të kishte parë drita të forta. Por, UFO-ja më pas ishte zhdukur me të shpejtë.


(Kosova Sot Online)