Astronomia shqiptare bën zbulimin e rëndësishëm

  • E.K /
  • 20 July 2021 - 09:52
 Astronomia shqiptare bën zbulimin e rëndësishëm

Pranvera Hyseni, astronomia nga Kosova ka zbuluar një asteroid.

Në një lidhje me Skype “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se pas analizimit të të dhënave me bashkëpunëtorin e saj, Hap Griffin, të marra nga teleskopi, arritën në përfundimin se bëhet fjalë për këtë trup qiellor.

Pranvera shtoi se do të duhet kohë për të kuptuar më shumë mbi madhësinë e asteroidit. Ndër të tjera, ajo u shpreh se ka dëshirë që ta emërojë këtë trup qiellor me një emër shqiptar. “Asteroidi dihet që nuk ka ndonjë rrezik për Tokën.

Shtrihet në një orbitë mes Marsit dhe Jupiterit. Madhësia e saktë akoma nuk dihet për shkak se duhen dhe shumë vrojtime të tjera dhe mund të kuptohen më shumë detaje të tjera. Diku rreth dimrit, mundemi me e parë prapë dhe me marrë detaje të tjera rreth trupit qiellor.”, tha Pranvera. 

(Kosova Sot Online)