Gruaja, që bart mesazhet nga bota tjetër

  • A.P /
  • 05 August 2021 - 13:41
Gruaja, që bart mesazhet nga bota tjetër

Një grua, e cila pretendon të ketë aftësi mbinatyrore, insiston se është në gjendje që të flasë me shpirtrat e të vdekurve, duke ua dhënë atyre mundësinë që të bisedojnë me të dashurit e tyre. ajo shkon edhe më larg, duke i vendosur mesazhet e shpirtrave në FB. Lesley Shiels, 58 vjeçare, thotë se ka vendosur që, për hir të Kërshëndellave, t'i botojë mesazhet e shpirtrave të të vdekurve në rrjetin social "Facebook". Ajo ka vendosur që ta bëjë këtë deri më 31 janar. Kjo ka ndikuar që, sipas saj, shumë shpirtra ta kontaktojnë atë, duke dashur që të lënë mesazhe për më të dashurit e tyre. Këtu përfshihet edhe shpirti i një qeni, i cili mundohet që të kontaktojë me pronarin e tij. Poston mesazhe edhe të kafshëve të ngordhura Shiels thotë se ky është edhe shpirti i Kërshëndellave, të japësh, e jo të marrësh. Një sesion i saj paguhet 25 funte, por ajo bën sesione edhe me internet, me e-mail, apo Skype.

Por, ajo tani poston mesazhe çdo ditë, duke përfshirë edhe mesazhin dedikuar Billit, nga një grua me flokë të lodhura dhe me sy të kaltër, një mesazh për Steve-n nga një burrë i gjatë, biond dhe një mesazh për Katyn nga qeni i saj (i ngordhur tanimë), i cili ia uron Kërshëndellat. Pra, shpirtrat e të vdekurve vijnë te kjo grua, me kërkesën që ajo t'i publikojë mesazhet e tyre. Ajo thotë se, sapo të deklarojë se është "e gatshme", del një shpirt dhe ia jep mesazhin. Ajo i publikon ato mesazhe si i merr nga të vdekurit. Ajo i transmeton këto mesazhe falas, duke shpresuar se mesazhet e shpirtrave do të arrijnë deri te destinacioni i tyre. Lesley po ashtu merret edhe me leximin e fallit në letra. Ajo pranon se, deri më tani, nuk kanë qenë të shumtë njerëzit që i kanë thënë ta kenë parë ndonjë mesazh dedikuar atyre, dërguar nga shpirtrat. Ajo thotë se, meqë këto janë mesazhe personale, ndoshta njerëzit i marrin ato, por nuk lajmërohen për të treguar. Nuk është e krishtere, por pagane Lesley thotë se shpirtrat janë më aktivë rreth kohës së festave.

Vetë Lesley nuk i feston Kërshëndellat, por feston një festë pagane, të quajtur "Yuletide", i cili është një festival pagan që festohet deri më 31 janar. Ajo thotë se "Yuletide" ishte koha kur njerëzit i kryenin të gjitha punët në ara dhe i kthenin kafshët nga kullosat. Për këtë shkak ajo do të vazhdojë me postimin e mesazheve të të vdekurve deri më 31 janar, pra deri në fund të kësaj feste. Në faqen e saj në FB publikohen jo vetëm komentet e njerëzve që besojnë këtë që ajo bën, por edhe komentet e njerëzve që nuk besojnë në gjëra të tilla.


(Kosova Sot Online)