Clinton premton publikimin e të dhënave rreth UFO-ve

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 13:49
Clinton premton publikimin e të dhënave rreth UFO-ve

Kandidatja presidenciale, Hillary Clinton ka premtuar se do të bëjë publike informatat rreth UFO-ve, natyrisht, nëse zgjidhet në postin e presidentit. Ish- Zonja e Parë i bëri këto komente gjatë një interviste për të përditshmen "The Conway Daily Sun". Ajo tha se do të publikojë të gjitha të dhënat rreth kësaj teme, duke përfshirë edhe Zonën e famshme 51.

Nuk duhet harruar se Bill Clinton, burri i saj, derisa ishte president, kishte deklaruar se nuk do të befasohej nëse një ditë vizitohet nga alienët. Kandidatja presidenciale demokrate, po ashtu, theksoi faktin se kryesuesi i kampanjës së saj, John Podesta, është shumë i interesuar rreth UFO-ve. Podesta më parë kishte shprehur dëshpërimin pse nuk kishte arritur që ta bindte presidentin aktual Obama, që t'i publikojë këto të dhëna. 


(Kosova Sot Online)