Perandoria Rama - dëshmitë çojnë nga origjina jashtëtokësore

  • A.P /
  • 23 August 2021 - 14:03
Perandoria Rama - dëshmitë çojnë nga origjina jashtëtokësore

Në Luginën Induse, zbulimi i qyteteve Harapa dhe Mohenjo Daro, ofrojnë dëshmi rreth origjinës aliene të tyre. Qytetet ishin aq të sofistikuara dhe të planifikuara, saqë arkeologët besojnë se ato ishin planifikuar së bashku, ende pa filluar ndërtimi i tyre. Ky planifikim kaq preciz habit kur dihet se në çfarë niveli ishin dituritë atëherë. Asnjë kulturë tjetër, duke përfshirë ato të Egjiptit dhe Mesopotamisë, nuk kanë pasur një shkallë të tillë të planifikimit dhe zhvillimit.

Edhe kultura 'Harappa' mbetet enigmë. Origjina dhe shkatërrimi i saj mbesin kaotike, dialekti i saj i panjohur dhe shkrimi tërësisht i pakuptueshëm. Nuk ka dëshmi për ekzistimin e shtresave shoqërore, sikur që nuk ka as dëshmi se në ato qytete kishte faltore, apo ndërtesa fetare. "Perandoria Rama" në Indinë veriore dhe në Pakistan u zhvillua të paktën 15 mijë vjet më parë në subkontinentin indian, me qytete të shumta të sofistikuara, që gjenden në shkretëtirat e Pakistanit, si dhe të Indisë veriore dhe perëndimore. Populli Rama kishte edhe fluturaket e veta, të quajtura "vimana". 

(Kosova Sot Online)