Aktivizohet alarmi i tymit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

  • E.K /
  • 10 September 2021 - 10:10
 Aktivizohet alarmi i tymit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Alarmi i tymit është aktivizuar në modulin rus të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Disa nga anëtarët e ekuipazhit raportuan se kanë nuhatur diçka si plastikë të djegur.

Incidenti i së enjtes nuk u duk të ishte serioz, por ishte pjesë e një vargu shenjash negative që i tensionuan nervat e anëtarëve të ekuipazhit në javët e fundit.

Agjencia ruse e hapësirës, Roskosmos, tha se alarmi i tymit u aktivizua në modulin “Zvezda” dhe ndodhi gjatë kohës kur bateritë e stacionit ishin duke u rimbushur, shkruan Free Europe.

Në një material me zë të siguruar nga NASA TV, një astronaut francez dëgjohet duke e raportuar erën e plastikës së djegur.

Sipas agjencisë ruse të hapësirës, ekuipazhi i aktivizoi filtruesit e ajrit dhe u kthyen në pushimin e natës posa cilësia e ajrit u kthye në nivel normal.

(Kosova Sot Online)