NASA regjistron tërmete në Mars, shkencëtarët: Na bëjnë të kuptojmë ç’do ndodhë me tokën

  • G.G /
  • 29 September 2021 - 10:09
NASA regjistron tërmete në Mars, shkencëtarët: Na bëjnë të kuptojmë ç’do ndodhë me tokën

Panelet Insight të NASA-s të ulura në fushat e zbrazëta të pluhurit të Marsit kanë regjistruar 3 tërmete në këtë planet. Lëkundjet vazhduan për një kohë të gjatë, ku vetëm njëri zgjati 90 minuta.

Roboti i dërgoi të dhënat nga sizmometri i tij në Tokë, dhe shkencëtarët e NASA-s kuptuan se më në fund kishin raportin e asaj që prisnin: një tërmet të madh.
Insight kishte regjistruar një tërmet me magnitudë 4.2 në Mars – lloji që shkencëtarët e NASA-s kishin dashur të vëzhgonin  që kur Insight preku planetin e kuq në Nëntor 2018.

Dy të mëdhenj të tjerë u regjistruan muajin e shkuar:Më 25 gusht, ulësja ndjeu dy tërmete me magnitudë 4.2 dhe 4.1.

Para këtyre, tërmeti më i madh që kishte ndjerë ishte 3.7 në 2019. Por tërmeti i së shtunës ishte pesë herë më energjik se sa ai me magnitudë 3.7.

Pavarësisht nga dallimet e tyre, dy tërmetet e gushtit kanë diçka të përbashkët përveçse të mëdha: T
ë dy ndodhën gjatë ditës, koha më e erës – dhe, për një sizmometër, më e zhurmshme – në Mars. Sizmometri i InSight zakonisht gjen tërmete gjatë natës, kur planeti ftohet dhe erërat janë të ulëta.
Por sinjalet nga këto tërmete ishin aq të mëdha sa të ngriheshin mbi çdo zhurmë të shkaktuar nga era.

Këta tërmete të mëdhenj ofrojnë një pjesë të munguar të enigmës marsiane. Shkencëtarët mund të përdorin valët e tyre sizmike për të mësuar mbi përbërjen e bërthamës së Marsit, në të njëjtën mënyrë siç veprohet me valët e një rreze X ose skanimi CAT në trup. Marrja e pamjeve më të detajuara në brendësi të Marsit mund të japë të dhëna se si ka lindur planeti dhe si ka evoluar me kalimin e kohës. Një njohuri e tillë mund të jetë vendimtare në përpjekjet e astronomëve për të gjetur planete të tjera që mund të strehojnë jetën njerëzore.

“Duke parë thelbin e Marsit dhe duke parë koren e Marsit, dhe duke kuptuar se këto nuk kanë ndryshuar shumë në 4.5 miliard vitet e fundit, ne mund të hedhim një vështrim në atë që se si Toka mund të dukej para shumë kohësh”, tha Nasa.
“Marsi po na ndihmon të kuptojmë se si formohen planetet shkëmbore dhe si evoluojnë ato në përgjithësi.

(Kosova Sot Online)