Njerëzit që kanë fjetur me alienë

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 14:37
Njerëzit që kanë fjetur me alienë

Në këtë botën tonë të madhe dhe të vogël njëkohësisht ka gjithçka. Ka edhe njerëz që insistojnë se kanë qenë tepër të afërt, kanë bërë seks me alienët. Stephany Fay Cohen është medium psikik, por për dallim nga mediumet e tjera, ajo thotë se ka pasur seks me alienët. Ajo thotë se, bashkë me grupin e vet, që njihet me emrin "Team Spirit", kanë fluturuar disa herë me UFO-t e alienëve.

Alienët me të cilët ajo e ka ndarë shtratin vijnë nga sistemi i njëjtë diellor, që gjendet në yjësinë Canis Major. Cohen thotë se ekzistojnë katër lloje të ndryshme të alienëve: të hirtë, reptilë, njerëz mace dhe njerëz oktapodë. Në fakt, ajo thotë ta ketë një raport të veçantë me një njeri-oktapod, të quajtur Ian. Por, ajo thotë se njerëzit-mace janë alienët që më së shumti janë të dhënë pas seksit. Cohen thotë se këto përvoja i kishte pasur derisa ishte në gjumë dhe se marrëdhëniet e saj me alienët kishin ndodhur jashtë Tokës. 


(Kosova Sot Online)