Adoleshentët gjejnë 'vezë jashtëtokësorësh'

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 14:55
Adoleshentët gjejnë 'vezë jashtëtokësorësh'

Dy miq nga Juta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë tronditur kur kanë hasur në një fenomen, të cilin e kanë shpjeguar si tejet të çuditshëm. Bëhet fjalë për një rreth misterioz akulli, të mbushur me objekte në formë vezësh. Fenomeni në fjalë, që është zbuluar nga adoleshentët në mes të një liqeni të ngrirë, përbëhet nga kristale të bardha, për të cilat duket se askush nuk ka shpjegim.

Në video adoleshentët mund të dëgjohen duke biseduar me njëri-tjetrin dhe gjatë bisedës i referohen gjetjes së tyre me fjalën 'vezë jashtëtokësorësh', term ky që më pas është përdorur edhe nga shumë përdorues interneti dhe ndjekës të dukurive paranormale, që kanë insistuar për hulumtimin e këtij fenomeni.


(Kosova Sot Online)