Planetët e jashtëm ‘auroral’ mund të jenë ndihmës për zbulimin e një jete aliene

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 15:44
Planetët e jashtëm ‘auroral’ mund të jenë ndihmës për zbulimin e një jete aliene

Katër botët kandidate të gjetura përmes ‘shkreptimave’ të emetimeve radio, mund të jenë të parat nga shumë tjera të zbuluara me një teknikë të re për zbulimin e planetëve.

Emetimet e forta aurorale nga yjet më të vegjël të universit mund të ofrojnë një mënyrë të re për të ‘gjetur’ planetë shkëmborë, që do mund të mbeteshin të pazbuluar nëse këta yje të vegjël nuk do jepnin kontributin e tyre.

Një ‘botë’ që lëviz nëpër fushën magnetike të yllit të saj, mund të prodhojë ‘shpërthime’ të radiovalëve. Efekti është i ngjashëm me atë që astronomët e kanë studiuar (nga afër), pikërisht në sistemin diellor: emetimet periodike të radiovalëve si rezultat i ndërveprimeve ndërmjet Jupiterit dhe satelitit të tij – Io.

Duke përdorur një radioteleskop të fuqishëm, studiuesit kanë arritur të identifikojnë yje të shumtë të cilët janë shumë aktivë. Secili prej tyre, thanë studiuesit, mund të jetë prezantues i një bote të vogël. 

Gjatë kohës që një yll rrotullohet, fusha e tij magnetike është në bashkëveprim të vazhdueshëm me grimcat e ngarkuara – të bartura nga erërat yjore.

Nëse një planet orbiton shumë afër yllit rrotullues, ai mund t’i përshpejtojë më tej ato grimca, duke shkaktuar kështu një shkreptimë të ndritshme tek radiovalët me frekuencë të ulët.



Shkreptimat e tilla janë lehtësisht të dallueshme sipas të dhënave nga Grupi për Frekuencë të Ulët (LOFAR), një rrjet evropian radioteleskopësh që funksionon për frekuencat më të ulëta që mund të vëzhgohen nga Toka.

LOFAR është në proces e sipër të marrjes së një analize shumë të rëndësishme, për valët me frekuencë të ulët, duke skanuar qiellin si burim.
Sipas analizimeve të para të të dhënave nga viti 2019, i cili përfshinte rreth një të pestën e qiellit të Hemisferës Veriore, studiuesit ‘hasën’ në shkreptime të ‘dyshimta’ të radiovalëve tek 19 yje xhuxh të kuq.

Këto rezultate janë shfaqur në një studim të botuar në Nature Astronomy dhe një letër paraprake në të cilën është folur vetëm për 4 yje prej 19 sosh.

“Ne nuk kishim ndonjë arsye të kishim pritshmëri të besonim se emetimet janë nxitur nga aktiviteti yjor.” – tha autori kryesor i studimit të Nature Astronomy – Joseph Callingham, një radioastronom në Universitetin Leiden në Holandë. Të katër yjet janë relativisht të qetë, që do të thotë se ata nuk kanë gjasa të lëshojnë vazhdimisht shpërthime të mëdha që mund të imitojnë një sinjal auroral – shtoi ai.

Për vite me radhë, astronomët kanë qenë në kërkim të shenjave për planetët që ndërveprojnë me fushat magnetike të yjeve të tyre, duke u fokusuar në nënbashkësitë e vogla të diejve që mendohet se janë më të favorshmet për studim. Por, në vend që të synonin yje të veçantë, Callingham dhe kolegët e tij u mbështetën në “studimin e verbër” të LOFAR.

“Ky është një rezultat vërtet i mrekullueshëm.” – thotë Gregg Hallinan, një astronom në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, i cili nuk ishte pjesë e ekipit. “Askush nuk ka qenë në gjendje ta bëjë këtë [më parë] në mënyrë të paanshme.” – shtoi ai.

Pavarësisht nga madhësia e tyre, sa i përket aktivitetit yjor, shumë xhuxh të kuq janë në gjendje të ‘godasin’ çdo planet orbitues me shkreptimë shumë të fuqishme. Tipikisht, sa më shpejt që një planet xhuxh i kuq rrotullohet – aq më shpesh ai ‘prodhon’ shpërthime. 

“Në parim, ne mund t’i ‘evitojmë’ [ndezjet si shkak] për yjet më pak aktivë sepse ata nuk ndizen fare.” – thotë Benjamin Pope, një astronom në Universitetin e Queensland në Australi, i cili ishte një bashkautor në studim e botuar në Nature Astronomy dhe autor i parë i punimit të dytë.

Megjithatë, shkencëtarët ende nuk mund të thonë se sinjalet janë përfundimisht të lidhura me botët e fshehta. Teknika të tjera, më të përparuara për zbulimin e planetëve kanë dalë ‘boshe’ për secilin nga katër yjet. “Unë nuk mund ta vërtetojë se ata janë planetë, megjithatë, unë kam provuar.” – thotë Pope.

(Kosova Sot Online)