60 % e vejushave i shohin bashkëshortët edhe pas vdekjes

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 09:41
60 % e vejushave i shohin bashkëshortët edhe pas vdekjes

Një studim i ri, i bërë në Itali, tregon se nuk është gjë e rrallë ta shohësh, dëgjosh, apo ndjesh praninë e partnerit të vdekur. Kjo ka dalë si konkludim nga studimi i bërë nga kërkuesit shkencorë të Universitetit të Milanos, të cilët kanë bërë një studim të gjerë rreth dukurisë së 'përvojave halucinatore pas pikëllimit/zisë' (PBHE).

"Marrë në përgjithësi, dëshmitë flasin për një prevalencë të lartë të PBHE-së - duke filluar nga 30% e deri në 60% - te bashkëshortët që kanë mbetur vejanë, duke i dhënë konsistencë këtij fenomeni", shkruajnë ata. Jacqueline Hayes nga Universiteti i Roehamptonit, e cila po ashtu është marrë me këtë fenomen për disa vjet, preferon që të përdorë shprehjen 'përvojat e pranisë së vazhdueshme' (ECP). "Njerëzit raportojnë zëra, pamje, ndjenja të të prekurit, aroma dhe diçka që unë e quaj ndjenjë të pranisë", thotë ai.

(Kosova Sot Online)