Aeroporti bazë e UFO-ve!

  • A.P /
  • 29 October 2021 - 14:52
Aeroporti bazë e UFO-ve!

Udhëheqësi i forcave paramilitare të sigurisë, që janë përgjegjëse për sigurimin e aeroporteve dhe zyrave të qeverisë nëpër Indi, ka bërë të ditur që prej fundit të muajit tetor të vitit të kaluar deri në fillim të muajit mars në Aeroportin Ndërkombëtar "Indira Gandhi" të Nju-Delhit janë raportuar 62 raste të shfaqjes së UFO-ve.

Drejtori i përgjithshëm i Forcës Qendrore të Sigurisë Industriale e ka marrë këtë detyrë në korrik të vitit të kaluar, andaj të gjitha këto raste janë raportuar në kohën kur ai ka qenë në krye të detyrës. Ai, gjatë një konference për medie, ku edhe ka bërë publik numrin e raportimeve, ka thënë që një numër i objekteve fluturuese, që janë raportuar si UFO kanë dalë të jenë objekte tokësore, megjithatë një numër alarmant i objekteve nuk janë identifikuar, gjë që ka bërë që situata në këtë aeroport të jetë shqetësuese.


(Kosova Sot Online)