Spektatorët shikojnë nisjen e raketës SpaceX nga Florida

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 08:49
Spektatorët shikojnë nisjen e raketës SpaceX nga Florida

SpaceX ka nisur katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Spektatorët në “Space View Park në Titusville”, brohoritën ndërsa raketa Falcon u nis gjatë natës nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida.

Fluturimi vjen vetëm dy ditë pasi SpaceX solli katër astronautë të tjerë në shtëpi dhe rrit numrin e njerëzve që kanë arritur hapësirën mbi 600, raporton AP.

Tre amerikanët dhe një gjerman duhet të arrijnë në stacionin hapësinor në më pak se 24 orë.

Kjo është nisja e katërt e ekuipazhit të SpaceX për NASA-n në vitin e fundit dhe fluturimi i pestë i pasagjerëve të kompanisë në përgjithësi.

Ekuipazhi i ri do të bashkohet me një amerikan dhe dy rusë në stacionin hapësinor.

(Kosova Sot Online)