Një njeri fotografohet duke pushuar mbi një shkëmb në Mars?

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 20:46
Një njeri fotografohet duke pushuar mbi një shkëmb në Mars?

Pyetja nëse jeta ka ekzistuar ndonjëherë në Mars vazhdon të tërheq vëmendjen e shkencëtarëve dhe publikut të gjerë.

Pamjet e mundësuara nga NASA ndihmojnë në zbulimin e provave për gjetjen e kësaj përgjigje duke përdorur rrezet X për të hetuar shkëmbinjtë në Planetin e Kuq.

Lidhur me këtë, të interesuarit rreth Marsit dhe jashtëtokësorëve shpenzojnë orë të panumërta për të analizuar imazhet e dhëna në kërkim të jetës së alienëve.

Më 4 shkurt, Scott Waring i blogut UFO Sightings Daily, publikoi një shkrim duke pretenduar se në imazhet e publikuara nga NASA shihej një ‘alien i shtrirë’ dhe se kjo ishte “100 për qind një provë se atje ka jetë”.

Postimi përfshiu një version të prerë të një fotografie të vitit të kaluar të sipërfaqes së Marsit. Fotoja u bë në prillin e kaluar. Aty sipas tij, shihet një marsian i shtrirë në një shkëmb.

Sipas Waring, marsiani është rreth 30 cm i gjatë, me fytyrë rozë dhe kostum të errët që ka një objekt mbi shpatull e që mund të jetë çantë shpine.

Fotografia është shpërndarë shumë në mediat sociale.

Figura në shkëmb mund të interpretohet si dikush i shtrirë, megjithëse imazhi bëhet i paqartë dhe i paqartë sa më afër zmadhohet.

Megjithatë, shkencëtarët ritheksojnë se sipërfaqja e Marsit është krejtësisht e pamundur për jetën siç e njohim ne, madje edhe për jetën mikorbike, e lëre për figurat humanoide të afta për të ecur.


(Kosova Sot Online)