Krokodilët dhe breshkat janë në rrezik shumë të madh

  • A.P /
  • 01 May 2022 - 09:28
Krokodilët dhe breshkat janë në rrezik shumë të madh

Një në pesë zvarranikë kërcënohet me zhdukje, sipas vlerësimit të parë gjithëpërfshirës të më shumë se 10,000 specieve në të gjithë botën.

Shkencëtarët po bëjnë thirrje të merren  masa urgjente për ruajtjen e krokodilëve dhe breshkave, të cilat janë në një situatë veçanërisht të rëndë.

Ata thonë se zvarranikët janë anashkaluar prej kohësh për t’u mbrojtur, sepse ata shihen si më pak karizmatikë se krijesat "me gëzof dhe pupla".

Deri më tani, 31 specie janë zhdukur.

Studimit, i botuar në Nature, iu deshën më shumë se 15 vjet për t'u përfunduar, për shkak të problemeve në marrjen e fondeve për punën.

"Zvarranikët për shumë njerëz nuk janë karizmatikë dhe ka pasur shumë më tepër fokus në speciet më gëzofë dhe me pupla të vertebrorëve për ruajtje," tha Dr Bruce Young i organizatës ndërkombëtare të natyrës, NatureServe.

Pavarësisht profilit të tyre të ulët të publicitetit, vertebrorët me gjak të ftohtë luajnë një rol thelbësor në ekuilibrin e jetës.

“Zvarranikët janë të mirë për njerëzit sepse ndihmojnë në kontrollin e dëmtuesve si insektet dhe brejtësit”, tha prof. Blair Hedges nga Universiteti Temple në Filadelfia, SHBA.

(Kosova Sot Online)