Teoritë konspirative për alienët

  • A.P /
  • 06 June 2022 - 19:46
Teoritë konspirative për alienët

Teoria e “kopshtit zoologjik”

Njerëzimi, jashtëtokësorët i sheh vetëm si posedues të inteligjencës së jashtëzakonshme. Nuk na kontaktojnë në mënyrë që të mos ngatërrojnë zhvillimin e jetës në Tokë, ndërsa mund të na kontaktojnë vetëm nëse evoluon njerëzimi.

Teoria e mosmarrëveshjes

Jashtëtokësorët në Tokë kanë dërguar pore që kanë evoluar në disa forma të jetës. Këtë e bëjnë përmes asteroideve dhe objekteve të tjera fluturuese, ku bashkëngjisin baktere që mundësojnë të zhvillohet jeta në planet.

Marrëveshje me jashtëtokësorët

Jashtëtokësorët e avancuar teknologjikisht, kanë kontaktuar me qeverinë amerikane në vitin 1948 dhe bënë një marrëveshje me ta, ku jashtëtokësorët u dhanë teknologjinë e tyre të avancuar, ndërsa SHBA-të u ofruan në formë shkëmbimi, të drejtën për të eksperimentuar me njerëzimin.

Konspiracion i Franklinit

Britaniku ka fshehur gjurmët e qenve gjigantë garues në Artikun kanadez. Thuhet se ata janë jashtëtokësorë, të cilët janë përgjegjës për vdekjen e një ekspedite të humbur në Arktik gjatë vitit 1840.

Hëna si anije kozmike

Hëna, anijen kozmike e solli përsëri në Tokë, 11 mijë vite më parë. Brenda saj jetojnë jashtëtokësorët dhe po manipulojnë me trurin tonë.

Lëvizja Raeliane

Një organizatë fetare, e cila pohon se jeta në tokë është krijuar nga jashtëtokësorët të quajtur Eloh. Ata shpesh vizitojnë tokën, por janë zëvendësuar nga perënditë dhe engjëjt.

Hitlerizmi

Raca ariane janë pasardhësit e jashtëtokësorëve, të cilët janë shndërruar në njerëz. Sipas kësaj teorie, Hitleri po fshihet nga jashtëtokësorët dhe po e pret kohën e ardhjes së Rajhut të katërt.

Elitë zvarranikësh

Jashtëtokësorët që janë zvarranikë, kanë aftësi që të ndryshojnë-skllavërojnë njerëzimin dhe t’i vendosin jashtëtokësorët në elitën shoqërore, politike dhe financiare të Tokës. Me sa duket, disa prej tyre janë mbretëresha britanike, Elizabeta II dhe ish-presidenti amerikan, George Bush.

Burrat në të zeza

Ata me të vërtetë ekzistojnë, maskojnë çdo efekt të jashtëtokësorëve në planetin tonë, madje edhe në mesin e agjentëve ndodhen jashtëtokësorët.

Jashtëtokësorët e lashtë

Ata shpesh kanë vizituar tokën, dhe kanë ndihmuar të ndërtojnë piramidat dhe gurët e “Stonehenge”, ndërsa dëshmi e ekzistencës së tyre, thuhet se janë gdhendjet në muret e piramidave.


(Kosova Sot Online)