​NASA lanson mikrosatelit që do të rrotullohet rreth Hënës

  • E.K /
  • 30 June 2022 - 11:12
​NASA lanson mikrosatelit që do të rrotullohet rreth Hënës

NASA ka lëshuar në hapësirë një mikrosatelit pak më i madh se një mikrovalë, si pjesë e kthimit të ekuipazhit njerëzor në Hënë.

Raketa që mbante modulin e vogël CAPSTONE u lansua me sukses nga gadishulli Mahia i Zelandës së Re, raportojnë mediat amerikane.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, CAPSTONE do të nisë në një orbitë drejtvizore rreth Hënës në katër muaj.

Gjatë orbitës, ai do të kalojë nëpër pozicionin më të afërt, rreth 1.600 kilometra larg nga Hëna, dhe më i largët, në rreth 70.000 kilometra.

Ai duhet të rrotullohet rreth satelitit tonë natyror për të paktën gjashtë muaj, në mënyrë që shkencëtarët të mund të kuptojnë më mirë karakteristikat e orbitës.

Ky satelit i vogël është në fakt një provë për stacionin hapësinor Gateway të NASA-s, i cili supozohet të rrotullohet rreth Hënës dhe do të shërbejë si pikënisje për eksplorimin e satelitit tonë natyror.

(Kosova Sot Online)