Sa është ora në Mars!

  • A.P /
  • 04 October 2022 - 14:44
Sa është ora në Mars!

Njeriu nuk ka shkelur akoma në Mars, por kjo nuk e pengoi kompaninë Omega të zhvillonte një orë analoge/dixhitale në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA) që tregon kohën në Tokë dhe Planetin e Kuq. Ora është një vazhdim i modelit të ngjashëm të quajtur ‘Skywalker’.

E quajtur zyrtarisht X-33 Marstimer, ora përmban një kronografi 45 mm që gjurmon kohën në të dy planetët duke marrë parasysh që koha në Mars është 39 minuta më e gjatë se në Tokë. Për t’i treguar përdoruesit dy zonat (kohore), ora ka simbolin e Planetit të Kuq kur është në “Modalitetin Mars”.

Në modalitetin Mars, ora gjurmon Kohën e Koordinuar të Marsit (MTC) – zonën kohore ku ndodhet “meridiani kryesor” i planetit të kuq – dhe dy zona të tjera kohore marsiane. Ekziston gjithashtu një busull diellore për të gjetur veriun në Tokë dhe Mars.

Omega X-33 Marstimer tashmë është i listuar në faqen e internetit të kompanisë dhe shitet për 6,400 dollarë.

(Kosova Sot Online)