Ndryshimet në atmosferën e Saturnit befasojnë shkencëtarët

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 14:43
Ndryshimet në atmosferën e Saturnit befasojnë shkencëtarët

Një figurë në formë heksagoni, që është vërejtur në atmosferën e Saturnit, duket të ketë ndryshuar ngjyrë, duke marrë ngjyrë të artë nga ajo e kaltër që e ka pasur deri më tani. Heksagoni i Saturnit, që për herë të parë është vërejtur gjatë misionit fillestar të 'Voyager' në fillim të viteve të tetëdhjeta, është aq e madhe saqë mund ta zë gjithë planetin tonë.

 

Forma misterioze, që gjendet në polin verior të planetit, rrotullohet çdo 10 orë e 39 minuta. Natyra dhe origjina e kësaj forme të çuditshme tash e një kohë të gjatë ka ngjallur debat në mesin e shkencëtarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.  të cilët, megjithatë, pajtohen që me shumë gjasë ka të bëjë me dallimet në shpejtësinë e erës. Tani misteri është thelluar edhe më shumë pas publikimit të fotografive të reja, në të cilat shihet se heksagoni, që deri më tani ka pasur ngjyrë të kaltër, tashmë ka ngjyrë të artë. 

(Kosova Sot Online)