Misteri i Trekëndëshit të Bermudeve

  • A.P /
  • 30 December 2022 - 14:46
Misteri i Trekëndëshit të Bermudeve

I njohur edhe si "trekëndëshi i dreqit", Trekëndëshi i Bermudeve, sado i njohur që të jetë për ne, sipas Marinës amerikane, nuk ekziston. Sido që të jetë, tregime të shumta, të tmerrshme, mbinatyrore, ekzistojnë në lidhje me këtë vend. Një gjë është e sigurt, gjatë shekullit të kaluar në këtë pjesë të oqeanit, por edhe në qiellin mbi të, janë zhdukur disa objekte.

 

Tani, një projekt shkencor, i udhëhequr nga ekspertët italianë, sqaron misterin e kësaj zone. Sipas tyre, shkaku kryesor për anomalinë që njihet me emrin Trekëndëshi i Bermudeve, gjendet në hapësirë. Ekipi i kërkuesve shkencorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, të udhëhequr nga Instituti nacional i astrofizikës në Bolonja të Italisë, i udhëhequr nga specialisti Ricardo Campana, kanë ardhur deri te konkludimi në fjalë pas një studimi të gjatë. 

(Kosova Sot Online)