A është ky vendi që zbulon historinë biblike?

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 14:48
A është ky vendi që zbulon historinë biblike?

E përmendur në Bibël, e shkelur nga shumë perandori dhe lidhëse e vendeve më të rëndësishme historike të Jordanisë. Kjo është Darb ar-Raseef ose “Rruga e mbretit”, që gjarpëron mes përmes kreshtave dhe grykave.

Rrethuar nga vargmalet që shtrihen deri në Detin e Vdekur, besohet të jetë një nga rrugët më të vjetra në botë, të përdorura vazhdimisht nga qytetërime të ndryshme. Për mijëvjeçarë me radhë, tregtarët, pelegrinët, luftëtarët dhe mbretërit udhëtonin nga veriu në jug, përmes maleve qendrore të Jordanisë.

 

Sot, një rrugë moderne, e asfaltuar (e quajtur zyrtarisht Autostrada 35) ndodhet mbi paraardhësen e saj të lashtë. Ajo kalon në jug nga Siria përgjatë lumit Jordan, më pas përgjatë rrënojave romake, mozaikëve bizantinë,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  kështjellave të kryqtarëve dhe qytetin antik të Petrës – duke përshkruar kështu gati të gjithë historinë e Jordanisë. Një rrugë që kalon Jordaninë e njohur si “Rruga e mbretit” përmendet në Testamentin e Vjetër të Biblës si rruga që Moisiu kërkoi të kalonte pasi i dërgoi izraelitët jashtë Egjiptit. 

“Kjo rrugë mendohet se është përdorur që nga shekulli i 4 p.e.s. Madje ka hipoteza se mund të jetë përdorur ndoshta dhe më parë, në epokën e hekurit. Ka prova arkeologjike që tregojnë praninë e gjurmëve nga kultura edomite, nabateane, romake, bizantine dhe islamike, çka nënkupton se kjo rrugë ka qenë në përdorim të vazhdueshëm. Në kohët e lashta, ajo ishte një rrugë e rëndësishme tregtare që lidhte Arabinë dhe Egjiptin. Në periudhën romake, perandori Trajan e riemëroi rrugën Via Nova Traiana dhe e shtroi atë për të mundësuar lëvizjen e karrocave me rrota.”

Fawzi Abudanah, arkeolog

Për shekuj me radhë, rruga ishte gjithashtu një rrugë e rëndësishme pelegrinazhi. Në periudhën bizantine, të krishterët e përdorën atë për të vizituar vendet biblike në Tokën e Shenjtë, si Golgotha, vendi i kryqëzimit të Jezusit. Në periudhën e hershme islame, shumë myslimanë udhëtuan përgjatë saj për të shkuar në Mekë.

Përveç vlerave historike që mban, kjo rrugë përshkon pjesën më pjellore të vendit, zonën ku ka burime uji, por edhe toka bujqësore, ndaj është konsideruar shtylla kurrizore e Jordanisë. Jo më kot, për të gjitha këto begati, bukuri dhe trashëgiminë e lashtë, kjo rrugë po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e mbarë bota.

(Kosova Sot Online)