Ritualet magjike të Ballkanit të lashtë

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 14:19
Ritualet magjike të Ballkanit të lashtë

Besimet pagane të Ballkanit në ritualet magjike përfshijnë përbërës të çuditshëm, sikur: pendlat, gjakun, thonjtë, pastaj buka, kripa, apo gëzhojat e vezëve. Pse gjësendet ushqimore në ritualet e magjisë? Mu gjësendet ushqimore kanë energji të madhe, japin jetë, ato janë "karburant" për aktivitet dhe zhvillim. Keqpërdorimi i gjësendeve ushqimore ndikon negativisht te njerëzit. Ato e marrin vitalitetin. Veza simbolizon fillimin e ri, por nëse ajo është e thyer, atëherë simbolizon fundin. Dikur, kur njerëzit vetë e përgatisnin bukën, pa tharm, vrima në bukë nënkuptonte vdekjen e ndonjë njeriu të afërm. Në disa regjione të Ballkanit buka përdoren për mbrojtje nga shpirtrat e këqij.

 

Buka për të bërë magji Por, edhe buka keqpërdorej, për t'i bërë magji dikujt. Mielli për këtë qëllim bluhej në mullinjtë që, në vend se në të djathtë, silleshin në të majtë. E majta i takonte djallit. Edhe kripa e uthulla po ashtu paraqiten në ritualet magjike. Besohet se kripa ofron mbrojtje, por mund të shkaktojë edhe dëm tepër të madh. Kripa e përzier me bukë, uthull dhe hudhër, ishte mbrojtje e sigurt kundër të së keqes. Sikur që thamë, veza, përkundër asaj se paraqet një fillim të ri, është përdorur shpesh edhe për t'i bërë dikujt keq me anë të magjisë. Për këtë shkak janë përdorur vezët e pulave të zeza, për të cilat besohej se kishin energji më të madhe sesa vezët e pulave të tjera. Vezët konsideroheshin shumë të rrezikshme, nëse dyshohej se, me anë të tyre, ndokush nga fqinjët u kishte bërë magji të tjerëve.

Energjia e vezëve në këtë rast nuk konsiderohej aspak pozitive, por gëzhojat e vezëve, të gjetura në vende të dyshimta, konsideroheshin edhe më të rrezikshme. Gëzhojat e vezëve Gëzhoja simbolizon mbrojtjen. Me shkatërrimin e gëzhojës simbolikisht shkatërrohet edhe vitaliteti i njeriut. Gjetjet e shpeshta të gëzhojës në kopsht, apo në rrugë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, është shenjë e qartë se ndokush, me anë të ritualeve pagane, dëshiron t'ju shkatërrojë. Ndaluni dhe pyeteni veten se kujt i pengoni dhe kush do të mund ta ketë bërë një gjë të tillë. Janë të shpeshta rrëfimet për njerëzit naivë, të cilët kishin kapërcyer gëzhojat e vezëve, por që më pas i kishte gjetur një fat me të vërtetë i tmerrshëm. Jeta e tyre ishte shkatërruar. Legjendat moderne thonë se njerëzit që gjenin, por injoronin gëzhojat e vezëve, kishin më pas një fund tragjik. 

(Kosova Sot Online)