Filmohet një UFO në formë të shkronjës T

  • A.P /
  • 26 January 2023 - 14:33
Filmohet një UFO në formë të shkronjës T

Disa ditë më parë është bërë publike një video në "YouTube", e cila thuhet se është incizuar nga një avion mbi shtetin indian, Raxhasthan. Objekti, i cili duket se mbetet në një pozitë fikse, vertikale gjatë tërë incizimit, ngadalë zbret nën re, para se të zhdukej në tërësi, disa sekonda më pas.

 

Ata që e shikojnë këtë video incizim me një kujdes më të madh, shohin edhe disa objekte të ndritshme që lëvizin në qiell. Disa shfrytëzues të internetit kanë sugjeruar se objekti mund të jetë ndonjë balon me ajër të nxehtë, derisa të tjerët mendojnë se bëhet fjalë për një mashtrim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, të krijuar me anë të softuerit kompjuterik. Sido që të jetë, nuk ka dyshim se bëhet fjalë për njërin ndër xhirimet më të çuditshme të UFO-ve që janë bërë së fundmi. 

(Kosova Sot Online)