Ja si një objekt misterioz po fluturon drejt vrimës së zezë

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 09:47
Ja si një objekt misterioz po fluturon drejt vrimës së zezë

Një objekt po fshihet pranë vrimës së zezë supermasive në qendër të galaktikës sonë dhe shkencëtarët më në fund mund ta dinë se çfarë është.

Objekti, i njohur si X7 dhe i shtrirë pranë vrimës së zezë të Rrugës së Qumështit, ka vendosur në dilema shkencëtarët për dekada të tëra.

 

Studiuesit kanë spekuluar se ai mund të jetë shkëputur nga një strukturë e afërt, për shembull, dhe nuk dihet nëse ishte gjithmonë një formë kaq e gjatë ose nëse ishte formuar nga vrima e zezë drejt së cilës po rrëshqet.

Shkencëtarët tani besojnë se mund të jetë një re gazi dhe pluhuri që u hodh jashtë kur dy yje u përplasën.

Që nga ajo kohë, objekti i njohur si X7 gradualisht po shkëputet nga forca e vrimës së zezë. Në dekadat e ardhshme, ai do të copëtohet, do të shpërbëhet dhe pluhuri dhe gazi që e përbëjnë atë do të tërhiqen në vrimën e zezë.

(Kosova Sot Online)