A e kemi llogaritur gabimisht shpejtësinë e dritës?

  • E.K /
  • 03 June 2023 - 14:17
A e kemi llogaritur gabimisht shpejtësinë e dritës?

Fizikani James Franson nga Universiteti në Merilend, ka ngjallur kërshërinë e publikut pasi që ka publikuar një artikull, ku thuhet se ka gjetur dëshmi që shpejtësia e dritës është më e ngadalshme sesa që kemi menduar. Teoria e relativitetit të përgjithshëm konsideron se drita udhëton me një shpejtësi konstante prej 299,792,458 metrash në vakum.

Kjo është ajo “c”-ja në formulën e njohur të Einstein-it dhe çdo gjë që matet në gjithësi, bazohet në të. Por, çka nëse nuk është e saktë? Argumentet e Fransonit janë bazuar në vëzhgimet e supernovës SN 1987A, e cila kishte eksploduar në shkurt të vitit 1987. Matjet në Tokë kishin mbledhur fotonet dhe neutrinot nga eksplodimi, por aty ishte paraqitur një problem – ardhja e fotoneve ishte vonuar për 4.7 orë.

(Kosova Sot Online)