Statuja e Jezusit në Rio 'ngre' hënën në duar

  • A.P /
  • 11 June 2023 - 10:00
Statuja e Jezusit në Rio 'ngre' hënën në duar

Pritja dhe mundi ia vlejti. Pas 3 vitesh dështim, fotografi Leonardo Sens në Brazil ia doli të kapte shkrepjen magjike. Në foton e tij që u bë virale pasi u postua në Instagram, statuja e Jezusit në Rio de Zhaneiro shihet teksa “ngre” hënën në duar.

Pas një shkrepjeje që nuk ka marrë më shumë se 1 minutë, fshihet shumë punë. Sens, i cili ka fotografuar pjesë të ndryshme të Rios që nga viti 2005, shpjegoi se ai ishte përgatitur për fotot e veçanta duke studiuar lëvizjet e Hënës.

 

Për të njëjtën arsye, ai kishte blerë një grup të ri lentesh dy vjet më parë, duke përdorur paralelisht aplikacione të ndryshme për të ditur momentin e saktë kur hëna do të jetë drejtpërdrejt mbi statujën e Jezusit, një nga pamjet ikonike në Rio de Zhaneiro.

Përpjekja e tij, të shtunën e kaluar, në fakt filloi me retë në qiell, por më në fund moti rezultoi të ishte aleati i fotografit brazilian ndërsa hëna filloi të zbriste. Rezultati është magjik.

(Kosova Sot Online)