Teleskopi James Webb kap fazat përfundimtare të jetës së yllit që po vdes

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 16:55
Teleskopi James Webb kap fazat përfundimtare të jetës së yllit që po vdes

Teleskopi James Webb kap fazat përfundimtare të jetës së yllit që po vdes. Imazhet magjepsëse të fazave të fundit të jetës së një ylli të largët janë kapur nga teleskopi hapësinor James Webb.

Imazhet kanë mundur të ofrojnë njohuri të reja në ciklet e jetës së yjeve.

"Tashmë jemi dëshmitarë të kapitujve të fundit të jetës së një ylli dhe vëzhgimet e tij kanë hapur një dritare të re për të kuptuar ngjarje kozmike mahnitëse. Ne mund të përdorim këtë yll si laboratorin tonë të ri  për të studiuar se si formohen dhe evoluojnë ato që quhen mjegullnaja planetare."- ka thënë një shkencëtar.

Këto mjegullnaja formohen kur një yll që është duke vdekur shpërthen pjesën më të madhe të substancës së tij në hapësirë, duke prodhuar një shumëllojshmëri ngjyrash të ndezura që duket se valëzojnë nga jashtë.

"Ne gjithmonë e dinim se mjegullnajat planetare ishin të bukura. Ajo që shohim tani është spektakolare."- është shprehur një profesor në astrofizikë.

(Kosova Sot Online )