Një pllakë me një gjuhë të panjohur është zbuluar në Turqi – teksti në të thuhet se është 3000 vjeçar

  • E.K /
  • 17 November 2023 - 10:23
Një pllakë me një gjuhë të panjohur është zbuluar në Turqi – teksti në të thuhet se është 3000 vjeçar

Një tekst misterioz është zbuluar në Turqi. Ishte ndër dhjetëra mijëra pllaka argjile të lashta që u shkruan gjatë Perandorisë Hitete, gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Për momentin, ekspertët nuk e dinë saktësisht se çfarë shkruhet në këtë pllakë të pazakontë, por duket se është një gjuhë e humbur prej më shumë se 3000 vjetësh.

Studiuesit thonë se idioma misterioze është ndryshe nga çdo gjuhë tjetër e lashtë e shkruar nga Lindja e Afërt, megjithëse duket se ka rrënjë nga gjuhët anadollake-indo-evropiane. Shkronjat misterioze fillojnë në fund të një teksti ritual të shkruar në hititisht, gjuha më e vjetër indo-evropiane e njohur, pas hyrjes se “që tani e tutje lexo në gjuhën e vendit të Kalashma”.

Emri Kalashma i referohet një shoqërie të epokës së bronzit që ndoshta ka jetuar në buzë të Perandorisë shumë më të madhe Hitete, jo shumë larg qytetit antik të Hatusha, ku më vonë u gjet kjo pllakë balte, shkruan sciencealert.

Andreas Schachner, kreu i kërkimeve arkeologjike në vendin Hatusa, thotë se ai menjëherë vuri re se kjo pllakë ishte e ndryshme nga të tjerat. Në veçanti, ajo u ruajt jashtëzakonisht mirë në krahasim me më shumë se 25 mijë pllaka të tjera balte të gjetura në Bogazkoy, Turqi.

Historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët kanë punuar së bashku për më shumë se një shekull për të përkthyer arkivin e jashtëzakonshëm të kontratave mbretërore, korrespondencës politike dhe teksteve ligjore dhe fetare të gjetura në vendin e Hatushës.

(Kosova Sot Online)