A e dinit që ekziston një statujë e 'dy dragonjve të dashuruar'?

  • A.P /
  • 06 December 2023 - 14:03
A e dinit që ekziston një statujë e 'dy dragonjve të dashuruar'?

Në Bullgari ekziston një statujë e “dy dragonjve të dashuruar e cila përveçse është tejet e bukur, ajo ka ngjallur shumë debate pasi u bë një nga atraksionet më të njohura të vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“The Dragons in Love” është krijuar në Tetor të 2010-ës dhe ndodhet në Kopshtin e Varnës. Statuja është vepër e artistit Darin Lazarov. Është prej bronzi dhe përfaqëson dy dragonj të dashuruar që mbajnë sëbashku një vezë. Skulptura sponsorizohet nga një kompani vendase, e cila riparon bazën e notit aty pranë.

Nuk dihet ende ç’ka menduar artisti kur e ka krijuar këtë statujë, por dragoi në kulturën kineze simbolizon fuqinë dhe fatin e mirë. Por duke qenë se statuja ndodhet pranë një kishe atje, shumë njerëz bazuar te besimi fetar, e quajnë simbol të djallit.

(Kosova Sot Online)