Identifikohet sarkofagu i faraonit egjiptian

  • A.P /
  • 10 June 2024 - 14:00
Identifikohet sarkofagu i faraonit egjiptian

I njohur gjithashtu si Ramzi i Madh, faraoni i famshëm besohet se është porositësi i statujave dhe ndërtesave më madhështore të vendit.

Tashmë sarkofagu i faraonit më të fuqishëm të Egjiptit raportohet se eshte nxjerrë nga toka, 3000 vjet pas vdekjes se tij.

 

Zbulimi u bë gjatë kërkimeve në një vendvarrim graniti nën dyshemenë e një tempulli fetar, në zonat qendrore të Egjiptit.

Arkivoli mbante trupin e një prifti të lashtë kur u zbulua, por prova të reja sugjerojnë se trupi i sundimtarit “Ramses II ishte hequr prej tij, në mënyrë që vendvarrimi të ripërdorej”, shkruan Express.co.uk.

Faraoni besohet se ka sunduar në vitet 1279 deri në 1213 p.e.s. dhe ka porositur ndërtesat e skulpturat më të mëdha në kulmin e civilizimit të lashtë perandorak.

Nëna e Ramesses, besohet tashmë se është nxjerrë nga dhoma e florinjtë dhe është zbuluar në 1881 në një varr mbretëror në Deir el-Bahrial, bashkë me varret e rreth 50 udhëheqësve e fisnikëve të tjerë.

Egjiptologu Frédéric Payraudeau, universiteti francez Sorbonne, tha se kishte bërë zbulimin e këtij muaji duke ndjekur një ide që i erdhi pre një cope graniti 1.5 metra të gjatë të zbuluar në Abydos në 2009.

Payraudeau tha se kishte hasur një varr të neglizhuar, tableta e të cilit shkruante “vetë Ramses II,” sipas përkthimit të qendrës franceze të studimit, shkruan Express.co.uk.

“Kur lexoj këto rezultate më mbysin dyshimet. Kam pyetur kolegët e mi amerikanë dhe ata kanë pranuar ta ristudiojnë prej kompleksitetit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)