
Lexoni edhe:
Adelina del në mbrojtje të Donikës: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën?
Një ekip ndërkombëtar astronomësh ka zbuluar një planet të ri, të quajtur WISPIT 2b, që rrotullohet rreth një sistemi të ri yjor rreth 430 vite dritë larg Tokës.
Planeti, që besohet të jetë një gjigant gazi me madhësi të ngjashme me Jupiterin, vlerësohet të jetë vetëm rreth pesë milionë vjeç – një moshë shumë e hershme në terma planetarë. Sipas studiuesve, ky zbulim ofron një mundësi të rrallë për të parë nga afër procesin e formimit të planetëve.
Christian Ginsky, lektor në Shkollën e Shkencave të Jetës në Universitetin e Galway dhe bashkëautor i studimit, tha se ekipi përdori imazhe të shkurtra të shumë yjeve të rinj për të identifikuar pika të vogla drite që mund të tregonin praninë e një planeti. “Në këtë rast, ne zbuluam një disk pluhuri krejtësisht të papritur dhe jashtëzakonisht të bukur me shumë unaza. Kur e pamë për herë të parë, e dinim se duhej të kërkonim praninë e një planeti brenda tij, ndaj nxitëm vëzhgime shtesë”, u shpreh Ginsky.
Shkencëtarët besojnë se WISPIT 2b ndodhet brenda një disku pluhuri që rrethon një yll të ri, të ngjashëm me një version të hershëm të Diellit tonë, duke e bërë atë një shembull unik për të kuptuar formimin e sistemeve planetare.
(Kosova Sot Online)