Studimi parashikon fundin e jetës në Tokë

  • A.P /
  • 13 January 2026 - 09:00
Studimi parashikon fundin e jetës në Tokë

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Toho-s (Japoni) dhe Instituti i Teknologjisë i Georgias (SHBA) ka kryer mbi 400.000 simulime për të parashikuar se për kohë do të jetë e mundur ruajtja e jetës në Tokë.

Rezultatet janë shqetësuese: sipas tyre, planeti ynë do të humbasë të gjithë oksigjenin në një afat prej rreth një miliard vjetësh, shkruan Marca.

 

Hulumtimi u fokusua në ruajtjen e niveleve të oksigjenit në atmosferë të ngjashme me ato aktuale. Procesi pritet të jetë gradual, me humbje të vazhdueshme të oksigjenit deri në kthimin e Tokës në një mjedis primitiv, ku do të mbijetojnë vetëm mikroorganizmat që nuk kanë nevojë për ajër apo dritë.

Shkencëtarët shpjegojnë se ky ndryshim do të ndikohet kryesisht nga rritja e shkëlqimit diellor, që do të ulë prodhimin e oksigjenit dhe do të ndryshojë kiminë e atmosferës. Toka do të ketë më shumë metan, më pak dioksid karboni dhe pa shtresën mbrojtëse të ozonit, duke e bërë planetin të papërshtatshëm për jetën njerëzore dhe shumicën e formave të jetës që njohim sot.

Ky studim, i publikuar pas analizimit të mijëra simulimeve, konfirmon se, edhe pse e ardhmja njerëzore në Tokë nuk rrezikohet në një kohë relativisht të gjatë, jeta siç e njohim ka një afat të caktuar dhe kushtet e favorshme për njerëzit nuk do të zgjasin përgjithmonë.


(Kosova Sot Online)