Receta e Cekës - Musaka me kungulleshka
Kungulleshkat lahen, u hiqet cipa duke i gërryer me thikë, priten në rrathë, kripohen, kalohen në miell dhe fërgohen në yndyrë të nxehtë. Qepa pritet imët, fërgohet, shtohen specat, karotat në rende, mishi, kripa , piperi, e kurry dhe domatet e qëruara e të prera imët dhe të gjitha fërgohen pak. Në tavë të lyer radhiten kungulleshkat duke e mbuluar fundin e tavës, hidhet gjysma e kimës, rrafshohet mirë, mbulohet me kungulleshka, shtrohet prapë kima e mbetur dhe në fund mbulohet me kungulleshka. Para se të futet në furrë, musakaja mbulohet me vezë të tundura me ajkë dhe mbi spërkatet me pak gjalpë e kaçkavall. Piqet afro 30 minuta në furrë me temperaturë mesatare.
PËRBËRËSIT:
1 kg kungulleshka,
2 qepë,
2 speca të prerë në kubikë,
300 gr mish të bluar,
2 karota,
2 domate,
1 gotë ajkë,
100 gr kaçkavall,
kripë,
piper,
kurry,
1 fletë dafine,
2 kokrra vezë,
miell,
vaj.
(Kosova Sot)