Reçeta e Cekës: Peshk në mënyrë shtëpiake
PËRBËRËSIT:
4 trofta të pastruara ose peshk tjetër,
1 limon,
kripë,
piper,
50 gr gjalpë,
majdanoz 1/2 lugë vinjak dhe salcë vorçester.
Pastrohen dhe lahen peshqit, fshihen me letër kuzhine. Qërohet limoni dhe pritet në feta. Peshku kriposet brenda dhe jashtë dhe i hidhet piper. Folia lyhet me gjalpë, vendoset peshku në të dhe mbi palosen copat e limonit. Mbyllet folia mirë nga të gjitha anët dhe futet në furrë të nxehtë për t’u pjekur në temperaturë 250 gradë C për 25 minuta. Gjalpi me majdanoz, piper, vinjak, salc vorçerster dhe kripë tundet mirë. Peshku i pjekur shërbehet me këtë përzierje gjalpi dhe me patate të ziera, kroketa me patate dhe tranguj turshi. Këto të gjitha zbukurohen me majdanoz.
(Kosova Sot)