Receta e Cekes: GJELLË ME KUNGULLESHKA
PËRBËRËSIT:
1 lugë gjalpë ose margarinë,
1 qepë,
1 spec i gjelbërt,
1/4 kg mish i bluar,
3-4 kungulleshka të njoma,
kripë, piper,
1 domate,
2 lugë pure domatesh,
1 fletë dafine.
Në yndyrë të nxehtë hidhet qepa për t’u fërguar gjersa të zverdhet. Shtohet speci i prerë në copa të vogla dhe fërgohen së bashku 5 min. Kësaj mase i hidhet mishi i bluar që të fërgohet 10 min. Kungulleshkat priten në rrathë dhe i shtohen masës. Gjella kriposet, hidhen piper, domatja e qëruar dhe e prerë në katrorë të vegjël, purea e domateve dhe dafina. Të gjitha përzihen me kujdes, hidhet një gotë ujë dhe në zjarr të mesëm, e mbuluar gjella zihet 10 min.
(Kosova Sot)
