Duhet ose një parti e re ose një lëvizje intelelektule e rinore kundër elitës së vjetër politike

Duhet ose një parti e re ose një lëvizje intelelektule e rinore kundër elitës së vjetër politike
Duhet ose një parti e re ose një lëvizje intelelektule e rinore kundër elitës së vjetër politike

Skender Kapiti

  • 21 April 2026 - 14:39

Nga Skënder Sadri KAPITI

Aktualisht prej vitesh Partia Demokratika , fryma ,praktika,korrupsioni dhe trashëgimia e kultura autokratike e elitës së saj i ka bërë dëmin më të madh vetë Partisë Demokratike.

Që të largohet nga pushteti  keqeverisja dhe korrupsioni e krimi që ka kapur rilindjen socialiste dhe qeverinë Rama,duhet  ose një parti e re, ose një lëvizje intelelektule  e rinore kundër elitës së vjetër  politike brënda Partisë Demokratike.

Shqipëria sot ka problem jo vetëm qeverisjen ,por ka problem edhe opozitën, pasi Partia Demokratike, elita e vjetër e saj është konsumuar tërësisht dhe është pa alternativë dhe te e cila nuk kanë më besim as shqiptarët dhe as ndërkombëtarët.

Partia Demokratike aktualisht është pronë e kryetarit Berisha dhe e deputetëve besnikë të tij, të atyre që kryetari i vendos në listën e sigurtë të deputetit, Pra PD është parti e elitës  së deputetokracisë që kanë si kauzë vetëm mandatin e deputetit.Partia Demokratike pretendon se është parti e djathtë por me një lidership të saj socialkomunist i diktaturës.

Madje opozita e sotme shohin vetëm interesin e ngushtë politik, opinioni jo vetëm ai publik , por edhe atarësia e PD-së po ndërgjegjsohet përditë  se  kjo opozitë  po e mban në pushtet Qeverinë socialiste, me të cilën ndajnë tenderat, investimet dhe përfitimet e pazaret  politike.

Nuk vjen në pushtet Partia Demokratike me këtë elitë politike që humbi thellë ne vitin 2013; dhe nuk vjen në pushtet Partia Demokratike me po këtë elitë dështake prej së cilës Partia Demokratike ka humbur 4 palë zgjedhje parlamentare dhe po kaq zhjedhje vendore;nuk vjen Partia Demokratike me kauzën e betejës për Berishën dhe për deputetët servilë rreth tij dhe me një kryetar  të shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe.Mjerisht Partia Demokratike nuk funksionon si e tillë, por si një parti autokratike kundër cdo mendimi ndryshe dhe kundër lirisë së alternativave që nuk i pëlqejnë kryetarit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".