Receta e Cekës: Salsiçe në role brumi

  • 25 October 2019 - 16:30
 Receta e Cekës: Salsiçe në role brumi

PËRBËRËSIT: • 150 gr gjalpë, • 2 të verdha të vezëve dhe 1 e tërë, • 1 gotë qumësht, • 1 majë luge pluhur paste, • kripë, • 1 vezë për lyerje, miell. Tundet gjalpi. Shtohen vezët, kripa, qumështi dhe aq miell i përzier me pluhur paste, sa të gatuhet një brumë i butë.

Pasi të ngjeshet mirë, brumi tëhollohet dhe pritet në shirita 2 cm, nëse janë salsiçet e mëdha, kurse në trekëndësh, nëse ato janë të vogla. Salsiçet e paziera mbështillen me brumë dhe radhiten në tepsi të lyer. Lyhen me vezë të tundura dhe sipas shijës u hidhet kim sipër. Piqen në furrë me temperaturë mesatare. Salsiçet e pjekura mund të vendosen në enë qelqi, mbi u hidhet ajkë dhe shërbehen të nxehta.

(Kosova Sot Online)