Receta e Cekës: Supë me brumça mëlçie

  • A.P /
  • 09 July 2020 - 07:45
Receta e Cekës: Supë me brumça mëlçie

PËRBËRËSIT:

• 150 g mëlçi të bluara, • 50 g gjalpë, • 1 kokë qepë e kaluar në rende, • 1/2 tubë majdanoz, • 1 lugë e vogël rigon, • 75 g galetë, • 1 vezë, kripë, piper, moskat, • 1. 5 litër supë mishi ose katrorke. Fërgohet qepa gjersa të zverdhet. Shtohen rigon, majdanoz, përzihet dhe largohet nga zjarri.

Bëhet përzierja e mëlçisë me galetë, vezë, kripë, piper e moskat dhe përzihet me qepë. Me dy lugë të vogla formohen brumçat. Më parë hidhet vetëm një në supë të valë. Nëse janë shumë të buta, i shtohet një lugë ermik, kurse nëse janë të forta edhe pak galetë. Brumçat qëndrojnë në supë të valë 10 minuta pa vluar. Mbi i hidhet majdanoz i grirë hollë.

(Kosova Sot Online)