Receta e Cekës - Supë me biskota djathi

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 08:53
Receta e Cekës - Supë me biskota djathi

PËRBËRËSIT:

• 1 litër buljon i përgatitur me mish, • qepë e karota (supë e kthjellët), • 2 vezë, • 2 lugë miell, pak kripë, • 1 copë e vogël djathi i kaluar në rende, në majë të gishtërinjve specall, majdanoz i tharë. Tunden vezët me pak kripë.

Hidhen mielli me një majë thike pluhur paste dhe gjysma e djathit. Masa përzihet mirë me lugë dhe derdhet në tepsi të shtruar me letër pergamenti ose letër të lyer me yndyrë, në trashësi prej ½ cm. Mbi i hidhet specall e djathë në rende dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t'u pjekur për 10-12 minuta. Pritet në katrorka.

Biskotat shërbehen veçan dhe hidhen në supë të nxehtë.


(Kosova Sot Online)