Lexoni edhe:
Receta e Cekës:Tortë me çokollatë
PËRBËRËSIT
1, 5 kg. mish gjoksi, kripë, piper, • 1 lugëz mustardë, vaj, • 6-7 patate të një madhësie, • 2 karota, ½ tubë majdanoz, selino, • 2 dcl verë e bardhë, • 1 lugë mjaltë, • 2 lugë konjak, • 1 lugë gjalpë, • kripë piper, • rozmarinë dhe mëlmesa të tjera sipas shijes. YÇI: • 100 gr. mish I bluar, • 50 gr. proshutë të yndyrshme, • 1 qepë, • 1 rriskë bukë pa kore, • pak qumësht, • 1 vezë, kripë, piper, • 100 gr. shampinjone ose spinaq • pak vaj për fërgim. Në vaj të nxehtë hidhet qepa e grirë imët, shtohet pak kripë, dhe fërgohet gjersa të zverdhet. Shtohet mishi I bluar dhe proshuta e prerë imët. Fërgohen 5 min. pastaj ena largohet nga zjarri. Shtohet buka e ulur në qumësht, veza e tundur, hidhet vegetë sipas shijes, piper, shampinjonet e prera ose spinaqi I grirë dhe I zbutur në pak gjalpë. Masa përzihet mirë dhe lehet anash. Mishit I bëhet një prerje në formë xhepi. Largohen kocinjët dhe mishi kriposet e piperoset brenda dhe jashtë. ”Xhepi” mbushet me yçin e përgaditur dhe mbyllet mirë me kruajse dhëmbësh dhe mbështillet në role.
Receta e Cekës:Tortë me çokollatëLexoni edhe:
Rolada lidhet me spango kuzhine, lyhet me mustardë, me vaj dhe hidhen erëza sipas shijes. Vendoset në tavë të lyer me yndyrë, e përreth vendosen patatet e qëruara të tëra, gjelbrimet dhe tava futet në furrë të nxehtë me temp. 250 gradë C. Pas 10 min. ulet temp. në 180 gradë C për t’u pjekur për afro 1 ½-2 orë. Kohë pas kohe laget me lëngun të cilin e lëshon gjatë pjekjes. Pas 1 orë hidhet vera, kurse pak para përfundimit të pjekjes, lyhet me mjaltë, mbi I hidhet 1 lugë konjak dhe ngritet prap temp. e furrës në 250 gradë C. Rolada e pjekur vendoset në pjatë ovale të nxehtë, kurse lëngut ku është pjekur I shtohet 1 dcl verë dhe pak ajkë. Pasi të marrë disa valë, largohet nga zjarri dhe hidhet mbi role.
(Kosova Sot Online)