Receta e Cekës: Pilaf në enë kuglofi

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 14:50
Receta e Cekës: Pilaf në enë kuglofi

Përbërësit:

• 400 gr oriz, • 4 vezë, • 100 gr kaçkavall • 2 lugë galetë, • 2 lugë ajkë të thartë, • 50 gr gjalpë, • 1 katrorkë supe, • kripë sipas nevojës. Orizi i larë hidhet në yndyrë të nxehtë. Shtohet ujë i nxehtë në raport 1 oriz, 2 ujë.

Hidhet kripë, mbulohet ena mirë dhe në zjarr të ulët zihet për afro 25 minuta, gjersa të zihet orizi. Orizi i zier qëndron I mbuluar edhe 10-15 minuta, pastaj përzihet me kujdes dhe, sa të ftohet pak, shtohen vezët e tundura me pirun, djathi I prerë në katrorë të vegjël, përzihet dhe lihet gjersa të ftohet mirë. Në vend të vezëve e kaçkavallit, mund t'i shtohen karotë e zier e prerë në katrorë të vegjël dhe bizele të ziera.

Furra nxehet në 180 gradë C. Ena e kuglofit lyhet me gjalpë, pastaj hidhet galetë sa të ngjitet në tërë sipërfaqen e enës dhe futet në frigorifer për 10 minuta. Në enë të ftohtë, derdhet masa e orizit të zier dhe shtypet nga të gjitha anët që të mos mbetet zbrazëti, mbulohet me alufolie dhe futet në furrë të nxehtë që të piqet për ½ ore. Ndërkohë përgatitet mbushja.

Në pak yndyrë fërgohen mëlçitë e prera imët, pastaj shtohen kërpudhat e prera në fletë, katrorkë supe, piper, 1-2 lugë verë dhe zihen gjersa të shteret lëngu. Ena e kuglofit me oriz përmbyset në pjatë ku do të shërbehet. Në mesin e zbrazët derdhet yçi i përgatitur. Shërbehet i nxehtë.

(Kosova Sot Online)