Receta e Cekës - Omëletë e përzier

  • A.P /
  • 21 shtator 2020 - 14:45
Receta e Cekës - Omëletë e përzier

Përbërësit: 

2 vezë, 2 lugë qumësht, proshutë të grimcuar, spec të verdhë dhe të kuq të prerë imët, domate e pastruar nga farat dhe e prerë në kubikë të vegjël, sipas dëshirës djathë, kaçkavall parmezan, vaj, kripë, piper.

Në vaj të nxehtë, fërgohen proshuta dhe speci, pastaj shtohen domatja dhe djathi. Vezët me 2 lugë qumësht tunden me pirun dhe hidhen mbi masën e fërguar. Tigani lakohet andej-këndej, në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen me vezët. Mbi hidhet djathi parmezan. Omëleta e përgatitur paloset në dy pjesë dhe shërbehet e nxehtë. 

(Kosova Sot Online)