Lexoni edhe:
Receta e Cekës: Salmon i pjekur në furrë
PËRBËRËSIT:
150 gr proshutë, 2 vezë të ziera, 1 qepë, 1/2 gotë bizele të ziera, 1 lugë majdanoz, 4 lugë vaj, 2 lugë uthull, 8 domate mesatare. Domatet priten nga bishti, u largohen farat dhe kriposen pak.
Receta e Cekës: Salmon i pjekur në furrëLexoni edhe:
Proshuta pritet në copa të vogla, kurse vezët, pasi zihen 8 minuta, qërohen dhe priten në kubikë të vegjël. Bëhet përzierja e proshutës me vezë, qepë të grira hollë, bizele dhe majdanoz të grirë hollë . Masa rregullohet me vaj, uthull, kripë dhe piper. Me këtë masë mbushen domatet dhe palosen në fleta sallate të gjelbër.
(Kosova Sot Online)