Receta e Cekës – Kifle të shpejta

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 08:56
Receta e Cekës – Kifle të shpejta

Në një enë të thellë përziejmë së bashku ujin e vakët, sheqerin dhe majën e bukës. Shtojmë pak nga mielli. Shtojmë gjysmën e gjalpës së zbutur dhe vazhdojmë të përziejmë. Shtojmë miell sërish dhe përziejmë fort. Shtojmë kripën.

Tashmë fillojmë ta përziejmë me duar në mënyrë që të fitojmë një brumë homogjen.

E pluhërosim tavolinën me miell dhe ngjeshim brumin në tavolinë për të paktën 5 minuta. Në enën ku është zënë brumi hedhim 1 ose 2 lugë vaj.

Në ndërkohë nxehim furrën. Tepsinë e lyejmë me gjalpë ose vaj.

Ndajmë brumin në tri pjesë, tre kuleçë. Ky kulaç rritet sa një pjatë e madhe me tëhollues. Gjalpin e mbetur e presim në rriska të holla të cilat i rendisim mbi petën e shtrirë.

Tëhollojmë edhe kulaçin e dytë dhe po njësoj vendosim rriska gjalpe mbi të. Petën e shtriejmë mbi petën e tëholluar më parë.

Rrafshojmë kulaçin e tretë dhe e vendosim mbi petët tjera. I ngjeshim me duar ngapak. Hedhim miell mbi tavolinë dhe sërish i ngjeshim me duar për t’i rritur.

Zgjerojmë petën me tëhollues. E presim në katër pjesë të barabarta fillimisht, dhe secilën pjesë në 8 pjesë të holla. Kiflet mbështjellen si gjithë kiflet e tjera.

I rendisim në tepsi. Marrim një lugë gjalpë të mbetur dhe e shkriejmë në zjarr. I lyejmë kiflet me gjalë e më pas me të verdhë veje.

I fusim në furrë të ngrohur në 200 gradë për 15 deri 20 minuta, jo më tepër.

Pasi të jenë pjekur të tërat i lyejmë sërish me gjalpë të nxehtë që të shkëlqejnë.

Meqë nuk janë të mbushura mund të shoqërohen me djathë, me xhem, ajvar etj. Mund të hahen edhe të thata meqë janë shumë të shijshme.

(Kosova Sot Online)