Receta e Cekes: Kohran Ori

  • A.P /
  • 14 tetor 2020 - 07:47
Receta e Cekes: Kohran Ori

PËRBËRËSIT:

• 2 peshq nga 300-400 gr, • 100 gr karota, • 1 qepë, • disa thelpinj hudhre, • margarinë, • vaj ulliri, • majdanoz, • kripë, • piper, • limon. Peshku i pastruar kriposet brenda dhe jashtë. Vendoset në tavë të lyer me yndyrë, përreth vendosen qepët dhe karotat e prera në rrathë. Mbi i hidhet pak vaj dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C.

Pas 15 minutash ulet temperatura në 200 gradë C, hidhen vaj ulliri dhe copëza margarine dhe tava futet në furrë për t'u pjekur edhe 20 minuta. Peshku i pjekur vendoset në pjatë ovale të nxehtë, ku do të shërbehet. Perimet kalohen në sitë, shtohet hudhra e shtypur, vihet salca në zjarr që të marrë edhe një valë dhe shërbehet me peshk të pjekur dhe kroketa patatesh të zbukuruara me feta limoni dhe fletë majdanozi.


(Kosova Sot Online)