Lexoni edhe:
Vjollca Buqaj shkëlqen me veshje tradicionale
PËRBËRËSIT:
2 grejpfrutë,
2 rrepa të bardha,
rrepka të kuqe,
disa thelpinj hudhre,
vaj ulliri,
majdanoz
Vjollca Buqaj shkëlqen me veshje tradicionaleLexoni edhe:
Grejpfrutët priten përgjysmë ose, nëse shërbehen një për person, priten lart në formë kapaku. Pastrohen me kujdes nga fryti i brendshëm duke e ruajtur lëngun të cilin e lëshojnë, kurse fryti pritet në copa të vogla. Rrepat e bardha, pasi të pastrohen, kalohen në rende, përzihen me frytin e grejpfrutit, u hidhet vaj ulliri, lëng grejpfruti, majdanoz dhe sipas dëshirës hudhër e shtypur. Përzihet mirë dhe me këtë masë mbushen grejpfrutët. Mbi zbukurohen me majdanoz të grirë hollë dhe rrepka të kuqe. Kjo sallate është e shëndoshë, e shijshme dhe preferohet për uljen e kolesterolit.
(Kosova Sot Online)