Receta e Cekës: Pulë e mbushur me këpurdha

  • A.P /
  • 01 January 2021 - 14:50
Receta e Cekës: Pulë e mbushur me këpurdha

PËRBËRËSIT:

• Pulë 1. 5 kg, • 10 kërpudha të freskëta, • 2 qepë, • 4-5 patate, • 2 karota, • 3 speca, • 1 dcl verë të bardhë, • lëngu i 1 limoni, • vaj, kripë, piper. Qepa e pastruar dhe e grirë hollë, fërgohet në vaj të nxehtë 5minuta. Shtohen kërpudhat e prera në pjesë të holla, lëngu i limonit, kripa dhe piperi.

Kjo masë fërgohet 2-3 minuta dhe, pasi të ftohet, mbushet pula e kriposur, e piperosur, mbyllet me rrëmojëse, ose qepet me penj dhe futet në furrë të nxehtë për t'u pjekur.

Pas 20 minutash, pulës i shtohen përreth karotat, patatet dhe specat e prerë në rrathë, hidhet verë, pak vegetë dhe vazhdon pjekja gjersa të zbuten perimet dhe pula të jetë pjekur. Gjatë pjekjes, kohë pas kohe, laget me lëngun të cilin e lëshon. Pritet në copa, vendoset në pjatë ovale të nxehtë, spërkatet me lëngun e vet dhe shoqërohet me kërpudha dhe patate.

(Kosova Sot Online)