Receta e Cekës: Vezë me mazë

  • A.P /
  • 04 January 2021 - 14:50
Receta e Cekës: Vezë me mazë

PËRBËRËSIT

• 10 vezë, • 5 lugë mazë, • 2 dcl ajkë, • 50 gr gjalpë, • 3 lugë galetë, • 1 lugë majdanoz të grimcuar. Vezët e ziera fort priten për së gjati përgjysmë. U largohen të verdhat, të cilat shtypen, përzihen me mazë, majdanoz dhe mbushen të bardhat e vezëve me këtë masë.

Në enë qelqi të rezistuar në zjarr, shkrihet gjalpi, radhiten vezët, u hidhet ajkë dhe spërkaten me galetë të fërguar. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë 220 gradë C, për t'u pjekur 10 minuta. Mund të shërbehen si paragjellë e nxehtë ose e ftohur me kaçkavall, proshutë, qepë të reja dhe sallatë të gjelbër.

(Kosova Sot Online)